Categories Teknologji

Kjo është vetura e re e Volkswagen

Edhe prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Volkswagen, ka përgatitur disa modele të modifikuara për panairin e sivjetmë të veturave të modifikuara – SEMA, i cili mbahet në Las Vegas nga 5-8 nëntor. Në mesin e këtyre modeleve, janë SUV-i Atlas dhe Jetta GLI. I quajtur, Volkswagen Jetta GLI by H&R, vjen me amortizatorët “H&R”, rrotat 20-inç “Rotiform”, paketën për aerodinamikën si dhe eksterier me disa zbukurime, transmeton Koha.net. Po ashtu, Volkswageni për SEMA-n e sivjetme ka përgatitur edhe SUV-in Atlas Basecamp Concept, një koncept i përshtatshëm për aventuristët dhe kamping në natyrë.

Koncepti Atlas Basecamp vjen me disa pjesë shtesë për siguri, amortizatorët “H&R”, rrotat “fifteen52 Traverse MX Concept me goma për të gjitha terrenet (265/70R17), bagazh shtesë mbi çati, dritat LED në çati, si dhe rimorkion “HIVE EX” në të cilin, ndër të tjera, ka një shtrat, mini-kuzhinë dhe frigorifer, ndërsa në çatinë e saj është paraparë hapësira për dy biçikleta. Gjithashtu, për krijimin e këtij koncepti si bazë ka shërbyer Atlas SEL Premium, që do të thotë se nën kofano ka motorin benzinë 3.6-litër VR6 me kapacitet prej 276 kuajfuqi në kombinim me marsshin automatik dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat – 4Motion.

Në këtë panair, Volkswageni do të prezantojë edhe konceptin Atlas Adventure, i cili vjen me eksterier me ngjyrë portokalli, kofanon me ngjyrë të zezë, dritat shtesë në pjesën e përparme, bagazh mbi çati (në të cilin është edhe tenda për fjetje), amortizatorët e modifikuar “H&R”, rrotat “Yokohama Off-Road”, mbrojtësit e zgjeruar, si dhe me dronin “DJI Mavic”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME