Categories Lifestyle

Kjo grua ka 12 vite që jeton me lemzë të vazhdueshme

Një nënë e dy fëmijëve është në kërkim të përgjigjeve pas më shumë se një dekade, pasi ajo është duke u përballur me lemzë të vazhdueshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lisa Graves, 31 vjeçe, ka takuar ekspertë të ndryshëm, që nga koha kur ajo është përballur me një gjë të tillë, që nga shtatzënia me fëmijën e saj të parë. Teknikja e thonjve nga Lincoln thotë se ajo është mësuar me to, por nganjëherë ato mund të jenë aq të zhurmshme sa janë krahasuar me lehjen e një qeni.

Ndërkohë burri i Lisas, Matthew, 35 vjeç, dhe vajzat Emily dhe Sophie, 7 dhe 11 vjeç, gati janë mësuar me situata të tilla, por të huajt shpesh kanë nevojë për “paralajmërim”. Ajo dëshiron të gjejë një kurë, por deri atëherë ajo thotë se duhet të mësohet me to. Lisa tha: “Unë jam me fat – unë zotëroj sallonin tim dhe shumica e vajzave me të cilat punoj janë mësuar”.

“Por unë ende mund t’i bëj ata të ‘kërcejnë’. Unë fillimisht provova çdo ilaç, lexoja rreth lemzës, provoja edhe gjëra si limoni – fjalë për fjalë, gjithçka”. Çështja e Lisa konsiderohet “shumë e rrallë” por sipas saj, tkurrja e pavullnetshme e diafragmës së saj tani ndodh më së shumti kur ajo është e rehatshme dhe e qetë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME