Categories Lajme

Thellohet skandali me rrugët Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat, raporti i KLSH: Qeveria shtoi kostot

Thellohet skandali i koncesioneve të rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. News24 mëson se Kontrolli i Lartë i Shtetit e kishte sinjalizuar Kuvendin dhe Qeverinë për kostot e shtuara në dëm të buxhetit të shtetit para miratimit nga Parlamentit të ketyre koncensioneve për 2 rrugët. Në raportin mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2018, KLSH ngre alarmin e pasojave që mund ti vijnë buxhetit të shtetit nga kontratat e Partneritetit Publik Privat. Duke përmendur kontratat në infrastrukturën rrugore, inceneratorët, kontratat e shërbimeve shëndetësore apo HEC-ve, KLSH thotë në raportin e vet se ka problematika të shumta në përgatitjen dhe cilësinë së këtyre kontratave.

KLSH konstaton se monitorimi i kontratave koncesionare, deri tani ka rezultuar jashtë kontrollit shtetëror dhe me problematika të shumta, fakt që ngre problemin e cilësisë së përgatitjes së kontratës dhe indikatorëve të matshëm mbi monitorimin e shërbimeve për të cilat janë lidhur këto kontrata.

Teksa parlamenti miratoi disa javë me parë kontratat me PPP për dy nga akset rrugore më të debatuara nga ekspertët dhe opozita, Milot Balldren dhe Orikum Dukat, KLSH në raportin e saj thotë se klasifikimi i ndërtimit të rrugës Milot-Balldren si autostradë është i pajustifikuar, bazuar në trafikun e parashikuar në studimin e fizibilitetit, dhe kjo ka rritur kostot e kësaj rruge.

Ndryshimi i kategorisë së rrugës A dhe II/C i shoqëruar nga ndryshimet e tjera tekniko-ekonomike, kanë sjellë një rritje të kostove (nga 61.5 milionë euro në 140 milionë euro, në gjykimin tonë të panevojshme për këtë investim, në raport me vëllimin e projektuar të trafikut dhe kushteve teknike të studimit të fizibilitetit, në të cilin mbështetet kjo kontratë.

Problemi tjetër në këtë koncesion, por dhe në koncesionin e Orikum-Dukat sipas KLSH janë paratë që buxheti i shtetit do iu paguajë dy kompanive për punë që nuk ekzistojnë.

Kemi vërejtur mungesën e analizës financiare në përcaktimin e normës së kthimit për kapitalin privat për të vënë në dispozicion të projektit, duke ndikuar në pengesat e buxhetit të shtetit ndaj partnerit privat, si dhe mosparashikimin e kostove të shpronësimeve, si kosto të domosdoshme për kryerjen e investimit, fakt që rrit akoma më shumë vlerën e koncesionit.

Për Kontrollin e Lartë të shtetit shqetësuese është dhe skema që parashikohet prej qeverisë për shlyerjen e koncesionarëve. Sipas KLSH-së si rregull pagesat nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Nga Kontrolli i Lartë i shtetit vlerësohet i domosdoshëm respektimi i këtij kufiri për të gjithë kohëzgjatjen e kontratave koncesionare për vitet në vazhdim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Spanja shpallet kampione e botës, fiton me mundim ndaj Argjentinës

Kombëtarja e Spanjës e ka marrë epitetin e kampiones së botës pasi mposhti në finale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

JD Vance bëhet baba për herë të katërt

Zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij, zonja e dytë Usha Vance, njoftuan të dielën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë arrestohen3 persona . Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm

Janë vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme tre persona të cilët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Atentati ndaj Thimjo Rubati, policia jep detaje: U qëllua me armë zjarri para biznesit të tij!

Policia ka gjetur 9 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm në vendin ku u qëllua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i emigrantëve në Tiranë, arrestohet në Rinas organizatori egjiptian

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të trafikut të klandestinëve. Seksioni për Hetimin e…

LEXO ME SHUME