Fotografia që patë më lartë, në fakt është një pikturë e realizuar nga Johannes Wessmark, transmeton Gazeta Metro.
Johannes Wessmark është piktori suedez që ka talnet të madh në fushën e pikturës hiper-realiste. Ky stil i pikturës ka kapur me të vërtetë shumë pjesë të madhe të artit, viteve të fundit. Cilësia fotografike e veprave të artit është ajo që i habit njerëzit, pasi ato janë të përsosura deri në detajin e fundit.

Specialiteti i Wessmark qëndron në talentin e tij unik për të aplikuar detaje të vogla të cilat i qëndrojnë besnike realiteti dhe pothuajse i habisin shikuesit deri në mosbesim se ajo është pikturë.
Trupat duket të jenë prej porcelani ose të gëdhendura në dru dhe disa janë të zbukuruara jashtëzakonisht shumë saqë përkojnë detajisht me realitetin.



