Categories Lajme

“Kjo zonë kërkon ndërhyrje urgjente”, Rama i përgjigjet Ndreut teksa viziton zonat e dëmtuara në Lezhë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Lezhë për të vëzhguar nga afër dëmtimet nga rrëshqitjet e dherave si pasojë e reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin. Teksa kryebashkiaku Pjerin Ndreu i fliste për dëmet e shkaktuara, Rama nuk hezitone të komentonte për ndërtimet pa leje dhe për arritjet e qeverisë, ndonëse një pjesë e madhe e vendit është nën ujë.

Pjesë nga biseda Ndreu: Kjo zonë kërkon ndërhyrje urgjente sepse situata mund të agravojë.

Rama: Kanë ndërtuar pa leje aty.

Ndreu: Të gjithë pa leje kanë ndërtuar se është një zonë që nuk lejoj, por janë shumica të legalizuara. Bëhet fjalë për një banesë aty që mesa kemi informacion nuk është në process legalizimi duhet me ndërhy. Kjo zonë nuk ka qenë e lejueshme për të ndërtuar dhe rrëshqitje ka pasur herë pas here.

Rama: Lezha e ka mbajtur mirë ë? Ndreu: Lezha ka mbajtur mirë në përgjithësi, përvec Zadrimës që mban koston e zonave të tjera dhe ka marrë ngarkesë. Ne kemi pastruar disa kilometra kanal, kemi bërë një punë që nuk na ka cuar në katastrofë. Plus që ndërhyrja në argjinatura, kemi ndërhyrë me mbi 50 kamiona. Ne ndërhymë menjëherë dhe bëmë punën që ta izolojmë. Por prap, sic do ta shohim, ka zona të mbytura në ujë. Kemi marrë parasysh që të mos ketë rrezik dhe kemi evakuuar rreth 40 familje. Rama: Po të mos kishim bërë kullimin, do ishin mijëra familje, jo 40.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME