Categories Lajme

Në hotelin e tij u strehuan klandestinët, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje për arrestimin e pronarit Fatos Dusha, 63 vjeç, i cili ka strehuar në ambientet e hotelit të tij migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë, ndërkohë që vijojnë hetimet për të gjetur persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale për dhënien e ndihmës sëkalimit të paligjshëm të kufirit.

Fax News mëson se Dusha strehonte shtetas sirian në Tiranë, përpara se ti niste në drejtim të Vlorës. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë.me dije se identifikimi dhe kapja e tij është bërë e mundur nga dëshmitë e refugjatëve.

Një aksion që ka ende mistere është zhvilluar së fundmi në jug të vendit ku rreth 50 klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme kryesisht Siria këtë të Premte. Ata qëndruan për rreth tre orë në det të hapur në tentativë ndërsa ishin nisur për të kaluar ilegalisht me gomone drejt Italisë. Nga kjo u zbulua se ishin përfshirë një grup trafikantësh,

Njoftimi i policisë – Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Vihet në pranga një nga autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për hetimin e Trafiqeve dhe Narkotiëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë,  arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.Strukturat hetimore të Drejtorisë  Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkepunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME