Klevis Kaso eshte tashme shefi i ri i klubit shumesportesh Flamurtari ,post qe mbahej deri me tani nga Viron Toska, i cili do te vijoje te drejtoje ekipin e Flamurtarit ne basketboll per femra. Ndryshimi i kryer pak dite me pare, ndersa vete Kaso shpalos edhe objektivat qe do te kete ne krye te klubit shumesportesh Flamurtari. Ne nje interviste Kaso pranon se synimi mbetet qe te rikthehet masiviteti dhe pjesemarrja ne te gjitha sportet, por kryesisht ato disiplina, te cilat kane patur me pak interes gjate viteve e fundit nga te rinjte Vlonjate. Sipas Kasos ky eshte ende synimi kryesor, per te rikthyer ne klubin shumnesportesh edhe sporte qe jane me tradite dhe kane si synim te rrisin cilesine.
Klubi ka ekipe qe i kane dhene sportit shqiptar dhe me trofe si ekipi i basketbollit per femra apo sporte te tjera dhe do te synohet vazhdimesia ne arritjen e trofeve dhe rezultateve pozitive, por keto arritje sipas tij duhet te arrihen tashme dhe ne sporte te tjera, duke rritur masivitetin.
Nje nga problematikat mbetet infrastruktura ku do te synohet te nderhyhet ne pallatin e sportit apo edhe ne palestren e qytetit, me qellim per te ofruar kushte sa me cilesore ne stervitjen e skuadrave. Nderkohe Kaso ka prekur edhe rifillimin e aktiviteteve, duke pranuar se skuadrat vijojne pergatitjet, ndersa pritet vetem data kur do te rinisin serish aktivitetet sportive. Kaso vjen ne kete post, duke zevendesuar Viron Tosken, ndersa per gati 15 vjet ka qene pjese e ekipit te flamurtarit ne basketboll per meshkuj.
