Categories Lajme

Klevisa Kapo vajza nga Vlora, studiuese e fushës së sipërmarrjes dhe eksperte e projekteve, është shpërblyer disa herë me çmimin “Krenaria e Qytetit” nga Bashkia Vlorë

Klevisa Kapo është një studiuese e fushës së sipërmarrjes dhe eksperte e projekteve. Ajo është e specializuar në ofrimin e shërbimeve profesionale të konsulencës për startup-et, SME-të, OJQ-të dhe institucionet arsimore. Ajo ka një formim akademik dhe profesional në Biznes, Organizata dhe Financë, të ofruara nga institucione arsimore universitare në Slloveni dhe Shqipëri.

Klevisa po ashtu kontribuon edhe si lektore për lëndët e biznesit dhe ekonomisë. Sukseset e saj kanë filluar që në moshë të vogël, në qytetin e saj të lindjes, në Vlorë. Klevisa Kapo ka dalluar me rezultatet e saj në shkollë dhe është shpërblyer disa herë me çmimin “Krenaria e Qytetit” nga Bashkia Vlorë.

Ajo ka qenë fituese olimpiadash në disa disiplina në rang qyteti dhe kombëtar; është vlerësuar si një nga maturantet më të mira të qytetit të Vlorës në 2016-ën dhe është përzgjedhur si një nga nxënëset më të mira të Republikës për tu përgëzuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në vitin 2012. Sot, ajo vazhdon karrierën e suksesshme në fushën e projekteve, mësimdhënies, kërkimeve shkencore dhe konsulencave të biznesit.

Katalogu i shërbimeve që ajo mbulon përfshin: hulumtimin e tregjeve, kërkimin shkencor dhe të biznesit, shkrimin dhe menaxhimin e projekteve, përgatitjen e planeve të biznesit, hartimin e strategjive të organizatave, analizën e të dhënave, konsulencën e bizneseve dhe komunikimin.

Ajo ka një formim akademik dhe profesional në Biznes, Organizata dhe Financë, të ofruara nga institucione arsimore në Slloveni dhe Shqipëri. Klevisa po ashtu kontribuon edhe si lektore për lëndët e biznesit dhe ekonomisë. Studimi më i fundit i Klevisës fokusohet në fushën e Ekosistemit të Startup-eve në Shqipëri.

Qëllimi i studimit është të identifikojë karakteristikat dhe sfidat aktuale të Ekosistemit Shqiptar të Startup-eve, rolin dhe rëndësinë e aktorëve të ekosistemit, si dhe të sugjerojë disa zgjidhje të zbatueshme, që duhen marrë në konsideratë për përmirësimin dhe forcimin e ekosistemit.

Studimi është realizuar duke mbledhur idetë, opinionet dhe sugjerimet e 12 ekspertëve të ndryshëm të Ekosistemit Shqiptar të Startup-eve nëpërmjet intervistave dhe 91 sipërmarrësve shqiptarë të startup-eve nëpërmjet pyetësorëve online.

Gjetjet i drejtohen drejtpërdrejt çdo organizate të Ekosistemit Shqiptar të Startup-eve, autoriteteve publike dhe politikëbërësve të Shqipërisë, sipërmarrësve aktualë dhe të ardhshëm të startup-eve, studiuesve të fushës dhe organizatave e investitorëve ndërkombëtarë, që janë të interesuar të dinë më shumë në lidhje me këtë ekosistem.

Studimi zbulon se Ekosistemi Shqiptar i Startup-eve është në një fazë të hershme. Ka një numër të vogël biznesesh startup dhe idesh të qëndrueshme dhe potenciali i tij është relativisht i vogël.

Një ndër shkaktarët kryesorë është se çdo organizatë e ekosistemit është themeluar dhe ka krijuar strategjitë e saj të veçuar, pa pasur një plan makro apo kordinim me organizatat e tjera, orientim qeveritar dhe kornizë ligjore të mirëpërcaktuar.

Gjithashtu, kushtet sociale dhe elementët makroekonomikë të mjedisit të biznesit në Shqipëri po ndikojnë në nivelin e ulët të zhvillimit të startup-eve dhe ekosistemit në përgjithësi. Bashkërendimi i strategjive, koordinimi i programeve dhe bashkëpunimi i të gjitha organizatave të Ekosistemit Shqiptar të Startup-eve dhe Qeverisë së Shqipërisë janë hapat e parë që duhen ndërmarrë.

Drejtime të tjera të rëndësishme që aktorët e ekosistemit duhet të marrin në konsideratë me kujdes përfshijnë: edukimin sipërmarrës me cilësi të lartë, qasje transparente ndaj menaxhimit të fondeve dhe gjithëpërfshirjes, promovimin shumë të mirë të nismave të ndryshme dhe më shumë përpjekje për të ndihmuar bizneset e reja edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përtej Tiranës.

Duhet të konsiderohet edhe nevoja për ngritjen e strukturave të reja për përmirësimin e ekosistemit, si: organet e auditimit të fondeve, parqet teknologjike dhe të inovacionit, organizatat investuese dhe ofruesit e granteve.

Për të lexuar studimin e plotë klikoni këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME