Categories Lajme

Klienti që iku dikur pa paguar, dërgon pas 15 vitesh paratë dhe letrën e ndjesës në Itali (fotot)

Megjithë aktin e pamenduar të klientit kur ishte i ri, pronarët e restorantit tashmë i ofrojnë një gotë verë falas.

Një klient që dikur kishte pirë pa paguar në një bar në Itali, ka habitur të zotët duke u kujtuar ta bënte 15 vjet më vonë.

Stafi i Simposio Bar në Trente në Italinë qendrore u cuditen kur hapën një letër anonime nga ‘pijetari’ i përfshirë nga ndjenja e fajit, ku kishte dhe 30 euro para të thata.

Klienti i dikurshëm shkruante se ishte i turpëruar nga ajo që kishte bërë dhe i vinte zor të kthehej në atë prej kohës së ngjarjes.

Menaxheri Andrea Bosisio kishte postuar letrën në rrjetet socuiale si një frymëzim ndërgjegjësimi, për ndonjë tjetër që mendonte të bënte gjëra të ngjashme.

Letra shkruante: “Një të shtunë mbrëmje 15 vjet më parë erdha në restorantin tuaj dhe me disa shokë pimë disa gota verë. Dhe për zbavitje u larguam pa paguar. Unë bëra gabim me ju dhe ne u kthyem në vjedhës, prandaj nuk kam shkelur më kurrë në barin tuaj megjithëse banoj në zonë”.

“Sot dëshiroj të kërkoj falje dhe të kompensoj atë që kam bërë. Po vendos këtu katërfishin e shumës që shpenzuam asokohe për të riparuar gabimin. Tani do të mund të rikthehem në dyqanin tuaj me kokën lart”.

Andrea tha se ishte i shokuar nga gjesti: “Një person që kthen paratë dhe kërkon ndjesë pas 15 vjetësh. Qenke i mrekullueshëm”.

“Nuk është për paratë por sigurisht për gjestin. Kam 18 vjet me këtë punë dhe kjo është nga ditët më të bukura që kam punuar. Falemnderit, falemnderit shumë”.

“Të presim me krahë hapur për një gotë verë dhe falemnderit.”

Zhvillimi vjen teksa këtë muaj një pronar restoranti në Itali mbeti i shtangur kur një çift u largua pa paguar plotësisht banketin e martesës së tyre prej 9000 euro.

Moreno Priorietti e Andrae Svenja – u martuan në gusht në Frosinone në jug të Romës, por kishin probleme me faturat e dasmës se tyre Rome, ndërsa pronari i restorantit Enzo Fabrizi tha se pas shumë javësh arriti të merrte paratë e tij pasi kontaktoi policinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME