Categories Showbiz

Klodian Duro reagon pas skualifikimit me një ndjesë për publikun

Ish-futbollisti, Klodian Duro, ka reaguar me një ndjesë publike pas deklaratës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që solli edhe skualifikimin e tij. Përmes një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, Duro e cilëson deklaratën një ironi të tepërt, që i le vend keqinterpretimit.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i le vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të percillja mesazhet e duhura, te të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve”.

Deklarata që solli përjashtimin e Duros: “Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një dy gotë raki tani, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”, u shpreh ish-futbollisti i Kombëtares mbrëmjen e kaluar, teksa të gjithë po darkonin në tryezë. Për pasojë, Vëllai i Madh njoftoi përjashtimin e tij nga loja:

Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME