Categories Lajme

Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, me kompani private në mbledhjen e borxheve të bankave

Klodian Sota, rezulton të jetë pronari i Kompanisë “Smart Collection”, e cila është një kompani që ushtron aktivitetin e saj në fushën e përbarimit, duke vjelur borxhet dhe detyrimet financiare që kanë bankat e nivelit të dytë. Kompania në fjalë është hapur në qershor të vitit 2018, ndërsa Klodian Sota, është bërë pronar i saj në datën 22 janar 2020, duke blerë 100 për qind të aksioneve me vlerë 1 milion lekë, tek Honela Deraj.

Duke pasur databazën e të dhënave të pagesave të çdo shqiptari dhe databazën e targave të automjeteve, ky përmbarues financiar arrinte të deduktonte të ardhurat e çdo individi që i shmangej detyrimeve financiare që kishin me bankat e nivelit të dytë. Sapo ai evidentonte pagesën, menjëherë urdhëronte institucionin ku punonte borxhliu, që ti mbanin një pjesë të rrogës për interes të bankës.

Ndërsa personi tjetër është Endri Ikonomi, që punon pranë kompanisë “Credit 2 All” dhe njëherësh zotëron 30 për qind të kompanisë “Pro 3 Tv”. Të dhënat e 690 mijë qytetarëve shqiptarë i janë shitur për 20 mijë lekë të reja çdo subjekti që ka shfaqur interes për këto lista. Është ky konkluzioni i prokurorisë në hetimet e zhvilluara për skandalin e publikimit të të dhënave tëp agave, ngjarje për të cilën të paktën 4 persona janë arrestuar tashmë. Të arrestuar janë Klodian Sota, Endri Ikonomi dhe dy specialistët e IT të AKSHI-t, Andi Agaraj, Eni Qirjako.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME