Categories Lajme

Klodiana Lala hedh dyshime të forta: Çfarë dokumentash morën grabitësit në shtëpinë e Çangut?

Një ngjarje e rëndë tronditi Fushë Krujën, ku biznesmeni Nazmi Çangu, u torturua dhe u grabit në banesën e tij, ku ndodhej edhe familja.

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka sqaruar se grabitësit në shtëpinë e Çangut, kanë kërkuar me insistim hapjen e kasafortës jo vetëm për të marrë para, por edhe për të marrë disa dokumenta.

Në shtëpinë e Nazmi Cangut janë marrë para dhe dokumenta. Se cfarë dokumenta bëhet fjalë, mbetet për t’u sqaruar. Personi nuk ka pranuar të japë shpjegime. Nazmi Cangu ka qenë dëshmitar në procesin e Emiljano Shullazit, ku doli për një borxh dhënë të penduarit të drejtësisë, Ylvi Beqja. 

Ai e njeh botën e krimit, është ngjarje shumë e rëndë. Cili është personi i pamaskuar në vendngjarje? E bija dhe bashkëshortja kanë dijeni se kush është.

Nazmi Cangu ka kafshuar njërin prej tyre dhe ka mbetur profil gjaku në vendngjarje.

Bëhet fjalë për zonën e Niklës, ngjarja mund të marrë përmasa më të mëdha nëse nuk do të zbardhet. Çangu e konsideronte të sigurt veten në atë zonë.

Duhet të kemi parasysh, që ai jepte para me fajde. Duhet të faktohet se cfarë dokumentash kanë kërkuar agresorët. Sipas vajzës së Çangut, ata kanë qenë më dialekt nga Kurbini“, tha ndër të tjera Lala. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME