Categories Lajme

Klodiana Lala paralajmëron ndryshimet “bombë” në Policinë e Shtetit javën e ardhshme

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, duke paralajmëruar se ai do të nisë një “spastrim” javën e ardhshme.

Sipas Lalës, do të ketë ndryshime të shefave të komisariateve dhe të pesë drejtorëve të policive në qarqet e vendit. “Në dijenin time, sipas informacioneve që kam, do të ndryshohen të paktën pesë drejtues policie në qarqet e vendit. Do të ketë ndryshime javën që vjen, të gjithë shefat e komisariatëve. Do të ketë shumë lëvizje dhe do të sjellin diçka pozitive“, tha Lala. Sipas gazetares, drejtori i ri, Gledis Nano, ka mbështetje të faktorit ndërkombëtar, konkretisht të amerikanëve.

“Karrierën e tij e ka shënjuar një hetim për grupin e xhihadistëve. Është hetim kompleks, suportuar nga amerikanët. Prokurore ka qenë Elisabeta Imeraj. Zoti Nano ka patur karrierë graduale. Ka patur një incident në 2008, është larguar nga Policia e Shtetit.  Karriera u shenjua kur hetoi ata që konsideroheshin si xhihadistët. Mori suportin e amerikanëve.

Ka patur disa raste, që amerikanët i kanë vlerësuar si të suksesshme.

Zoti Nano ka një sfidë shumë të vështirë. Duhet të zhbëjë shumë gjëra që janë bërë keq nga paraardhësit. Duhet të mos i nënshtrohet politikës. Nëse i nënshtrohet, betejën e ka të humbur. Nëse i reziston politikës, ka dhe mbështetjen e amerikanëve, mund t’ja dalë mbarë“, tha ajo. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME