Categories Lajme

Klodiana Lala rrëfen ngjarjen: Dolëm nga makina për të filmuar aksionin

Gazetarja Klodiana Lala si dëshmitare ka komentuar rastin e kolegut të saj të News 24, Ergys Gjençaj i cili sot gjatë një aksioni antidrogë në Tiranë është shtrirë përtokë nga Policia. Lala thotë se ajo bashkë me gazetarin po kthehej me grupin e xhirimit në televizion, kur panë aksionin dhe dolën për të filmuar, por Policia pa llogari dhe pa shpjegim e shtriu përtokë dhe e mbajti të rrethuar dhe pa lëvizur për 1 orë. Ajo thekson se insistoi tek efektivët se Gjençaj ishte në krye të detyrës, ata e morën dhe e shtrinë përtokë.

“Vetëm pak minuta më parë, grupi i xhirimit po udhëtonte nga Varri i Bamit drejt televizionit, konstatuam se efektivët e Policisë po ndalonin një automjet. Drejtuesi refuzoi të hapte derën, një moment shtypi gazin. Në këto momente gazetari dhe kolegu jonë Gjençaj, janë bashkë me mua, kemi dalë jashtë makinës duke filmuar operacionin, dhe në mënyrë të paprecedentë dhe pa shpjegim morën dhe shtrinë gazetarin Gjençaj. Edhe pse kam insistuar se ishte në detyrë, sapo kishte dalë nga automjeti me logo i News 24.

Forcat Speciale që nuk identifikohen pasi ishin të maskuar nuk dhanë asnjë shpjegim, e mbajtën 1 orë pa lëvizur. Është filmuar në këto momente, është një video e shkurtër që kam filmuar, u shtri barkazi. Ndërhyri një efektiv për të larguar grupin e News24. News24 po filmonte nga afër operacionin. Gjençaj u la i lirë dhe është pranë meje. Pa llogari dhe shpjegim, e mbajtën për 1 orë të rrethuar. Ndodheshim bashkë në automjet por është i paqartë.”– tha Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME