Categories Sport

Klopp tregohet i sinqertë, zbulon trajnerin më të mirë të të gjitha kohërave

Jurgen Klopp u shpall trajneri më i mirë i vitit në botë nga FIFA, pas triumfit me Liverpool në Champions League, por ai deklaroi se rivali i tij te Manchester City, Pep Guardiola është ndër teknikët më të mirë të të gjitha kohërave. Dy ndër trajnerët më të vlerësuar në dekadën e fundit janë përballur shpesh mes tyre.

Kloppi ishte pjesë e Borussia Dortmund kur Guardiola shkoi në Gjermani në vitin 2013, për të marrë drejtimin e Bayern Munchen. Më pas të dy u transferuan në Premier League dhe rivaliteti ka qenë i madh, me spanjollin që ka triumfuar në ishull. Por Klopp fitoi trofeun e Champioins League duke e kthyer Liverpoolin në majën e Europës pas 14 vitesh dhe kaq i mjaftoi për t’u shpallur trajneri i vitit. Klopp, i cili triumfoi mbi Guardiola dhe Mauricio Pochettino u shpreh për faqen zyrtare të FIFA-s:

“Unë i respektoj shumë të dy. Ajo që bëri Pochettino vitin e kaluar ishte e jashtëzakonshme. Shumë herë kur nuk fitoni një titull, njerëzit nuk ju kujtojnë, por ai ishte thjesht  mbresëlënës. Ai ka ndërtuar ekipin e tij hap pas hapi, duke e mbajtur ekipin së bashku. Guardiola… çfarë mund të them për të? Ai ka fituar kaq shumë tituj. Mënyra se si luajnë ekipet e tij është për tu adhuruar. Ai është kaq fantastik;  Pep është trajneri më i mirë me të cilin jam përballur si kundërshtar. Ishte një nder që u nominova përkrah tyre”, tha klopp, që më pas u ndal tek vetja:

“Për sa i përket futbollit, unë jam ai që jam për shkak të lojtarëve të mi, por, si person, unë jam ky që jam për shkak të familjes time, dhe u jam shumë mirënjohës . Ata janë gjithçka për mua. ” Premier League është një kampionat tërheqës për çdo trajner dhe Klopp tregon përse është kështu.

“Nuk mendoj se është një trend sepse futbolli gjithmonë ndryshon, por ka kaq shumë ekipe të mira në Premier League që luftojnë për diçka dhe kjo e bën më interesante. Nuk është se ne kemi bërë Spanjën apo Gjermaninë më të vogël, por këtu janë gjashtë ose shtatë ekipe që luftojnë dhe kjo e bën kampionatin me të vërtetë të veçantë. Dhe ato ekipe padyshim kanë trajner të shkëlqyer,” përfundoi gjermani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME