Categories Lajme

Vritet pas konfliktit kryefamiljari në Klos! Shoqërohen gruaja dhe vajza e tij

Një 47-vjeçar është v rarë nga gruaja dhe vajza e tij në Bulqizë. Ylber Lezi është gjetur pa shenja jeta dhe i d hunuar në banesën e tij, mbrëmë rreth orës 22:30 ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza e tij, respektivisht Mine Lezi dhe Aida Lezi, nuk linin policinë të futej në banesë.

Mine Lezi 41 vjeçe dhe 21vjeçarja Aida Lezi janë shoqëruar për në komisariat pasi dyshohet se kanë q ëlluar me sende të forta kryefamiljarin, i cili ka mbetur i v dekur. Denoncimi për konfliktin në familje është bërë nga fqinjët.

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. L., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. L., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë. Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja d hune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. L, 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. L, dhe vajza e tyre A. L., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin me prova ligjore të saj”, është njoftuar nga policia.

Fqinjët deklarojnë se viktima ishte përdorues alkooli në masë, ndërsa shtojnë se gruaja e tij ishte me probleme mendore dhe vajza në depresion.

“Realisht nuk e dimë si ka ndodhur ngjarja, por dëgjuam një zhurmë dhe dolëm jashtë, ku pamë që dera ishte e mbyllur.

Nuk ishim si të hynim, kështu që njoftuam policinë, që erdhi në 22:30. Viktima ishte përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ishte me probleme mendore, ndërsa vajza prej ditësh ishte në depresion.

Energjinë elektrike ua patëm lidhur para pak ditësh, por e shkatërruan se me të meta mendore. Ata nuk kuroheshin me ilaçe. Ylberi ishte goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë”, deklaron fqinji i viktimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) të shtunën në Vlorë

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME