Categories Sport

Klubi i futbollit merr lajmin e trishtë, ndahet nga jeta emri i njohur në botën e futbollit

Futbolli gj.a.k.ovar ka marrë një lajm të trishtë së fundmi, pasi një prej tifozëve më të moshuar të Vëllaznimit Myrteza Këndusi – Xaja ka ndërruar jetë. I pari i futbollit kosovar Agim Ademi i ka dërguar mesazh ngushëllimi familjes së tij si dhe klubit të Vëllaznimit.

Njoftimi i FFK-së: “Të nderuar drejtues të KF “Vëllaznimi” dhe tifozë të futbollit në Gj/akovë,

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe të njërit prej tifozëve më të moshuar të KF ‘Vëllaznimi’ dhe futbollit kosovar në përgjithësi, Myrteza Këndusi – Xaja, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Xaja ishte shembull për të gjithë dashamirët e futbollit dhe sportit në Gj.akovë e më gjerë. Ai ishte i pranishëm në çdo ndeshje futbolli, por edhe në ngjarjet tjera sportive në këtë qytet. Për Xajën, stadiumi ishte shtëpia e tij e dytë, derisa përkushtimi dhe dashuria ndaj futbollit bëri që ai të gëzonte kudo respekt të madh nga komuniteti sportiv.

Xaja ishte një njeri i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar në mesin e futbollistëve e tifozëve, ndaj si i tillë do të kujtohet përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME