Categories Lajme

“Kodheli s’ka ardhur asnjëherë në Kukës”, tërhiqet Safet Gjici: Kemi një qëllim, fitoren!

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, një ditë pasi kryeministri Edi Rama e vendosi drejtues politik të PS-së për këtë qark, është shprehur se deputetja aktuale e këtij qarku Mimi Kodheli, nuk ka qenë asnjëherë në këtë qytet për hallet e qytetarëve. “Ajo ka problemet e veta nuk ka lidhje me punën time. PS e solli si kryesuese e deputetëve të listës për qarkun e Kukësit, e mbështetëm dhe sot ka mandatin, por nuk kemi sistem tjetër zgjedhor, dhe kandidatët me më shumë vota përfaqësohen në parlament, nëse do ndiqnim këtë model mandatin do ta kisha unë jo Kodheli. Ajo s’ka qenë asnjëherë këtu për hallet e Kukësit”,  është shprehur në një intervistë për Fax News Gjici.

Por në lidhje me këtë deklaratë, Gjici duket se ka reflektuar dhe ka menduar të tërhiqet duke bërë një sqarim në facebook. “Të nderuar miq dua të bëj një reagim të detyruar në lidhje me keqinterpretimin që i është bërë deklaratës sime sot në media. Unë kam patur dhe vazhdoj që të kem marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer me ish të deleguarin politik të qarkut Kukës z. Ilir Beqja dhe deputeten znj. Mimi Kodheli ku kemi bërë shumë punë së bashku Në familjen tonë politike të gjithë jemi për një qëllim,fitoren e Partisë Socialiste.”, shkruan Gjici./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME