Categories Politike

Koha për politikë/ Lubonja: I bëhet thirrje opozitës të ndryshojë kursin e saj? Grida Duma: Sjell tezat e mia zhvillimore

Anëtarja e Kryesisë të Partisë Demokratike Grida Duma e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, tregoi më shumë për librin e saj “Koha për politikë”.Lubonja tha se do të dijë nëse në këtë libër Duma tregon ndonjë rrugë ndryshe për opozitën. Grida Duma theksoi se në libër nuk përmend emra konkret, por aty tregohen teza zhvillimore për vendin. Po ashtu, Duma vlerësoi se PD po bën disa aksione politike tepër të suksesshme dhe është plotësisht dakord me to.

Fatos Lubonja: Grida Duma thotë se është koha për politikë. Pyetja është se më parë ku ishte Duma? Ku është lajmi? Në kuptimin ka ardhur koha për politikë të bëjmë gjëra pozitive apo çfarë na tregon. Unë mund ta marr edhe se opozita ndoshta ka gabuar dhe ka bërë edhe gabim e tani mund të bëjë ndryshe. Unë së paku kështu e kuptoj.  Unë e kam ndjekur opozitën dhe ka luhatje. Ka ndryshuar gjuha e opozitës, nuk më protesta. Nuk e di pse ka ndodhur kjo, ndoshta ndërkombëtarët kanë tërhequr vëmendjen.

Grida Duma: Unë besoj se të bësh politikë do të thotë se duhet të bësh politikën e alternativën zgjidhëse. Edhe aksionet politike janë padyshim politikë. Padyshim që PD në denoncimet e sa me emra me funksionarë të lartë si dhe në denoncimet e saj për korrupsionin qeveritar ka qenë perfektë. Partia Demokratike ka treguar çdo gjë se çfarë nuk shkon me opozitën. Kemi dëshmuar se jemi forcë e së ardhmes. Unë kam hedhur teza si mund të zgjidhen disa probleme të shqiptarëve. Nuk është folur me emra konkret, por si të zhvillojmë sektorët tanë. Unë e gjej sot veten në PD, është se unë e gjej veten në parimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME