Categories Lajme

Kokaina në karkaleca/ Publikohen fotot e të arrestuarve, dy prej tyre shqiptarë

Publikohen fotot e 4 të arrestuarve në Greqi, në kuadër të operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 210 kg kokainë e fshehur në karkaleca. Në katër të arrestuarit, dy prej tyre janë shqiptarë, bëhet fjalë për Jasona Mërkuri e Marsel Stafaj, ndërsa në pranga u vunë edhe Ioannis Biglakis 64 vjeç dhe Alexandors Merkouris. Sasia e madhe e drogës vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë. Mësohet se të arrestuarit e kishin tërhequr konteinerin me drogë të fshehur në karkaleca dhe janë kapur nga policia greke në zonën e Aspropirgos.

Autoritetet, qe ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner, ka arrestuar dy shqiptarë dhe një shtetas grek. Në pranga janë vënë Jasona Mërkuri, Marsel Stafaj si dhe dy shtetas greke. Siç rezultoi nga hetimet policore, organizatori i trafikut është Jasona Mërkuri i cili kujdesej për gjetjen e sasisë se drogës, financimin e blerjes, transportin si dhe organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja drejt vendeve evropiane.

Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj. Mërkuri, ka qene i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 634 mije e 246 tableta dhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij.

Kokaina në karkaleca/ Publikohen fotot e të arrestuarve, dy prej tyre

Kokaina në karkaleca/ Publikohen fotot e të arrestuarve, dy prej tyre

Kokaina në karkaleca/ Publikohen fotot e të arrestuarve, dy prej tyre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME