Categories Lajme

Kokaina nga Ekuadori, si u arrestuan trafikantët/ Grupi i Ergys Dashit drejtohej në Itali nga kushëriri i tij

Prokuroria italiane, që ka nisur hetimet në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, ka kërkuar të dhëna konkrete në lidhje me shqiptarët e arrestuar pak ditë më parë.

Zona e veprimit të këtij grupi kriminal, që sipas autoriteteve italiane kishte nisur prej kohësh konfliktet, kulmoi me ekzekutimin e Ergys Dashit, të riut nga Shijaku, në Guayaquil të Ekuadorit me 22 janar.

Italianët e hetimit pranuan një sërë të dhënash konkrete që erdhën nga hetimi ekuadorian në lidhje me personat që mund të kenë urdhëruar vrasjen e Dashit në janarin e këtij viti.

Hetimet treguan se një prej grupeve më të fuqishme që drejtohej prej viktimës së 22 janarit vepronte në Itali dhe konkretisht në Torino. Hetuesit nga Ekuadori kishin rënë në gjurmët e një kushëriri të viktimës, pas gjetjes së disa bisedave mes tij dhe viktimës të zbuluara në telefonit e këtij të fundit.

Policia e vendit latin i kërkoi Italisë të gjurmohej personi me emrin Edmond Dashi e, për pasojë, u ra në gjurmët e një grupi me të paktën 15 persona, të cilët vepronin në Torino dhe në qytezat përreth.

Prokuroria e Torinos nisi identifikimin e personave që lidheshin me emrin e Edmond Dashit, kushëririt të Ergysit dhe zbuloi se bëhej fjalë për një grup të mirëstrukturuar kriminal dhe që kishin në fokus kryesisht trafikun e kokainës.

Grupi kriminal Mediat italiane bënë me dije se Policia italiane e ka zbërthyer gjithë mekanizmin se si funksiononte grupi i Ergys Dashit, ekzekutuar kohë më parë në Ekuador, duke faktuar transportin e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës dhe më pas shpërndarjen e saj në doza më të vogla.

Sipas dosjes hetimore, grupi përdorte portet e Holandës për të sjellë kokainën nga Amerika Latine dhe më pas e shpërndante nëpër Europë.

Prokuroria italiane thekson se organizatorët e grupit ishin Ergys dhe Edmond Dashi.

Këta të fundit e kishin organizuar grupin në mënyrë të atillë që funksiononte në çdo rrugë kryesore nëpër Torino duke lënë nga një përgjegjës për rajonet e Italisë si edhe në shtetet përreth.

Sipas prokurorisë italiane, Ergys dhe Edmond Dashi kishin lënë Rigels Yzeirajn si përgjegjës për rajonet qendrore të Italisë, ndërsa Bedrana Ahmiç ishte përgjegjëse për Slloveninë. Këta të fundit bënin më pas organizimin e grupit dhe realizonin shpërndarjen./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME