Categories Lajme

Kolaudimi i automjeteve/ Blendi Gonxhe paralajmërim të fortë, ja çfarë pritet

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Rrugore, Blendi Gonxhe ka bërë një paralajmërim të fortë për nxjerrjen nga qarkullimi të mjeteve që janë në gjendje të rëndë. Në emisionin “Top Talk”, Gonxhe sqaroi se mjeteve duhet t’i jepet 1 muaj kohë për riparimin, në të kundërt nuk do të dalin më në rrugë.

“Në legjislacionin tonë, nuk kemi tagrin që të ndalojmë kategori të caktuara mjetesh që të mos dalin në qarkullim. Ne mund të ndalojmë që mjetet 1 nga 1 të kenë 1 muaj kohë për riparimin, përndryshe humbin të drejtën për të dalë në rrugë”, tha Gonxhe.

Ndër të tjera, foli edhe për mjetet që nuk e kanë kaluar kontrollin teknik duke thënë se situata është e rëndë pasi rezultojnë me certifikatë kolaudimi nga viti i kaluar. Këto mjete rezultojnë se kanë qenë shkak aksidentesh ose kanë shkaktuar aksidente për të tjerët.

Ajo që po shikojmë është pamjet nga mjetet më skandaloze që kemi ngelur në test këto 2 muaj që kanë qenë pothuajse 100% me certifikatë kolaudimi nga viti i kaluar.

Duhet të them që janë mjete që janë kolauduar në këtë gjendje se po të hysh nën to që duket qartë se me siguri nuk janë bërë që prej herës së fundit.

Situata është e rëndë, jo pa dijeninë e strukturave që kanë bërë kontrollin teknik, këtu është vendi për një strukturë më të gjatë mbi mossuksesin e një shërbimi të kontrollit teknik si ai që kishim zgjedhur ta kishim me koncesion. Vërejmë se këto mjete ose kanë qenë shkak aksidentesh ose kanë shkaktuar aksidente për të tjerët”, tha Gonxhe.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Rrugore, Blendi Gonxhe shtoi se pritet që të bëhet një mjete për gjendjen e mjeteve, një pjesë e madhe e të cilave shkojnë për tu riparuar.

“Ne do të bëjmë një mbledhje për të parë gjendjen jo të mirë të këtyre mjeteve, të cilat janë rreth 20-25% e atyre që ngelim përditë, të të gjithë numrit që paraqitet në kolaudim, është një numër i lartë në dukje por nuk përfundon i gjithi në rrugë. Këto mjete shkojnë për tu riparuar, ky është lajmi i mirë”, u shpreh Gonxhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME