Categories Lajme

“Po bëheshin gati për dasmë”, si e morën vesh familjarët për vdekjen e të afërmve në aksidentin tragjik

Katër viktimat nga aksidenti tragjik ishin nga Komuna e Gjakovës, dy nga të l ënduarit në kujdes intensive. Nga Gjermania, kishin marrë rrugën për në vendlindje. Por, rruga për Valentinen dhe vajzen e saj, Erlinden, do të ndalej në këtë rrugë të Kroacisë.

Nënë e bijë që gjendeshin në këtë autobus, ndërruan jetë pas aksidentit të rëndë afër qytetit Slavonski Brod të Kroacisë. Ndërkohë në Kosovë, një telefonatë bëri që gëzimi për ardhjen e mërgimtarëve, familjes Binakaj, t’i kthehej në hidhërim. Ata tani kanë hapur dyert për ngushëllime.

Në spitalin rajonal ne Slavonski Brod të Kroacisë, janë duke e marrë trajtimin mjekësor dy vajzat e Valentinës, që i mbijetuan aksidentit. Ndërsa të pame, kanë hapur edhe në familjen Kolmekshaj në Lipovec të Gjakovës. Kjo familje, po bëhej gati për dasmë, kur mori lajmin tragjik.

Leonora Kolmeshkaj, nuk i mbijetoi p lagëve të marra në aksidentin e rëndë në Kroaci. Bashkë me Leunorën, në autobus ndodheshin edhe dy djemtë e saj, njëri 14 dhe tjetri 10 vjeçar.

Edhe në këtë familje, nuk kanë informacion se kur do t’iu kthehen trupat e pajetë të v iktimave. Gati gjysma e të v dekurve nga ky aksident, janë nga kjo komunë. Nga Gjakova, sipas Gjinit, ka edhe persona të tjerë të lenduar.

Në anën tjetër të pamet kanë vazhduar edhe tek familja e Naser Sylmetaj në qytetin e Gjakovës. 10 persona ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, kur autobusi  mërgimtar i linjës Frankfurt – Prishtinë, doli nga rruga afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME