Categories Lajme

Kolegu humbi jetën, vetë u paralizua në krye të detyrës, ish-polici Hasanpapa shpërblehet me 10 mijë dollarë

Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, ka shpërblyer ditën e sotme me 10 mijë dollarë ish-punonjësin e Policisë Rrugore Resmi Hasanpapa, i cili ka mbetur i dëmtuar në krye të detyrës.

Kujtojmë në vitin 2004, Resmi Hasanpapa dhe kolegu i tij Allaman Dervishi, janë qëlluar më armë nga dy shtetas. Për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë Allaman Dervishi dhe ka mbetur i dëmtuar në këmbë Resmi Hasanpapa.

Shefi i Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Besmir Qibini, ndër të tjera ka theksuar se pavarësisht se Resmi Hasanpapa humbi aftësinë për të ecur, ai nuk e humbi kurrë vullnetin për të dhënë kontributin e tij si punonjës policie. Që prej vitit 2016, ai është integruar duke dhënë kontributin e tij vullnetar pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për gjithë punën dhe sakrificën, Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, i dorëzoi atij sot çekun me shumën prej 10 mijë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME