Categories Lajme

Komisioneri për Zgjerimin viziton Shkupin dhe Tiranën/ Zbardhet agjenda…

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të vizitojë me 15 dhe 16 janar Shkupin dhe Tiranën, në misionin e tij të parë zyrtar në Ballkanin Perëndimor që nga fillimi i mandatit të tij.

Agjenda e tij përfshin takime me zyrtarët e lartë politike të dy vendeve të Ballkanit dhe një vizitë në vendet e goditura nga tërmeti nëntorin e kaluar, me një vëmendje në konferencën e donatorëve, e cila do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

Në Tiranë ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Jashtëm në Bruksel të mbajtur më herët ai ka deklaruar se ka pasur diskutime “të hapura, konstruktive dhe inkurajuese”me Francën dhe Holandën për zgjerimin e ardhshëm të BE me Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri u takua me Ministrin e Jashtëm holandez, Stef Blok dhe ministrin francez për Çështjet Evropiane, Amelie de Montchalin dhe Kryeministrin Edouard Philippe në Paris, në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin për zgjerimin evropian.

Në tetor, Franca dhe Holanda bllokuan fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo veto tani mund të kapërcehet falë një propozimi për një reformë të procesit të zgjerimit të BE-së, të cilën Varhelyi do ta njoftojë në javët e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME