Categories Lajme

Komisioni për Mediat përzgjedh 6 kandidatët për anëtarë të AMA

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik përzgjodhi të hënën 6 kandidatë për vendet vakante në Autoritetin e Medias Audiovizive. BIRN mësoi nga dy deputetë anëtarë të Komisionit se nga një listë e gjatë kandidatësh për votim në seancë plenare kaluan emrat e Aurela Bicja, Besjan Zogaj, Desada Metaj, Gjergj Hamiti, Jetmir Halilaj dhe Joana Allushi.

Besion Ajazi, deputet i Partisë Socialiste dhe anëtarë i komisionit, i tha BIRN se për 6 kandidatët pati dakordësi mes palëve. Ajazi tha se procedura e ndjekur ishte ajo e eliminimit, kur opozita dhe socialistët patën të drejtë të eliminonin kandidatë, deri sa u mbërrit në listën me 6 veta që do i kalojnë kuvendit për votim.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. “Vijuam sipas procedurave ligjore duke eliminuar një herë ata një, një herë ne një, derisa ngelen 6 kandidaturat që do i kalojmë në seancë”, tha Zhupa.

Ajazi tha se kandidaturat e kaluara për votim kishin mbështetjen politike të palëve. “Patjetër duhet një mbështetje politike”, tha Ajazi në një bisedë telefonike. Ai tha se procedura ishte bërë bazuar në një ligjin e bërë me asistencë nga BE.

Ashtu si një listë organesh të tjera të pavarura, votimi për të cilat kërkon kompromis mes palëve, edhe për AMA modeli i përzgjedhjes së anëtarëve më shumë se sa të garantojë pavarësi të institucionit nga politika, ganton që ai të jetë bipartizan.

AMA ishte që prej vitit 2019 me 3 vakanca, ndërsa 3 të tjera u krijuan në vitin 2021. Disa përpjekje të shumicës për të plotësuar ato gjatë legjislaturës së kaluar pa praninë e opozitës zyrtare dështuan, ndërsa u akuzuan si përpjekje për marrje kontrolli. Megjithatë në qershor të vitit të kaluar, pavarësisht kontestimeve nga organizatat e medias, shumica socialiste procedoi duke përzgjedhur Armela Krasniqin, ish-drejtoreshë e Komunikimit të kryeministrit Edi Rama nga krye të autoritetit./BIRN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME