Categories Lajme

Komiteti i Ekspertëve lehtëson masat anti-Covid! Shkurtohet ora policore dhe hiqen maskat

Ashtu siç edhe pritej, ulja e shifrave të infeksionit pritet të sjellë lehtësim të masave anti-Covid. Në mbledhjen e radhës Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të vendosë për heqjen e maskave në ambientet jashtë, si edhe për shkurtimin e orës policore.

Prej disa muajsh mbajtja e maskës në ambientet jashtë është e detyrueshme, ndërsa liria e lëvizjes është deri në orën 22:00. Pas kësaj ore qarkullimi është i ndaluar dhe po ashtu të gjitha aktivitetet, me përjashtim të atyre që ofrojnë shërbim në banesë, janë të detyruar që të ulin qepenat.Por në ndryshimet që pritet të zyrtarizohen javës që vjen parashikohet që të zgjatet ora policore së paku deri në mesnatë, ndërsa pritet po ashtu që maska të mos jetë më e detyrueshme për t’u mbajtur në ambientet jashtë. Prej disa javësh shifrat e infeksionit vijojnë të pësojnë ulje, duke dëshmuar qartazi një përmirësim të ndjeshëm të situatës.

Të premten janë raportuar vetëm 49 raste të reja nga rreth 3 mijë testime të kryera, çka do të thotë se shkalla e infeksionit vijon të jetë nën 5 për qind. Pra, më pak se 5 për qind e të testuarve rezultojnë të prekur me COVID-19.

“Janë kryer 2,964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnjë, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë.

Shifrat e larta të të shëruarve nga njëra anë dhe rënia e rasteve të reja kanë sjellë ulje të shifrave me të infektuarit aktivë. Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 7,407 persona pozitivë me koronavirus.

NË SPITAL

E qëndrueshme paraqitet situata edhe në spitalet COVID, ku po marrin trajtim mjekësor 84 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Pra për herë të parë pas shumë muajsh nuk ka asnjë pacient në intubim. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, betejën me COVID-19 nuk e ka fituar një qytetar 71 vjeç nga Berati”, ka bërë të ditur më tej Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME