Categories Lajme

Komiteti merr vendimin: Kush vjen nga Greqia e Maqedonia karantinë dy javë! Vendim edhe për gjimnazistët

Komiteti i ekspertëve duke parë situatën në rajon vendosi që çdo qytetar që vjen nga Greqia dhe Maqedonia do të rrijë në karantinë dy javë. ” Ka filluar të  ndihet dhe efekti i vaksinimit, por në rajon situata është ndryshe, në Maqedoni dhe Greqi është shtuar numri i rasteve dhe jetëve të humbura. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve që të propozojmë masa.

Mosrespektimi i masave në fushatë mund të ndikojë në rritje, po ashtu edhe pashkët, që kanë lëvizje të shtuar të njerëzve. Duke pasur situatën tonë, mendojmë që nga nesër qëndrim në karantinë dy javë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.

Nxënësit e viti të parë dhe të dytë që kanë qene ne mësim online, mund të fillojnë mësimin  në klasë. Shifrat e përmirësuara tregojnë se drita po duket, kemi ende rrugë . Subjektet politike të tregohen të përgjegjshme”, tha Rakacolli. Anëtarët e Komitetit thanë se në përgjithësi situata paraqitet nën kontroll në vend, përveç disa qyteteve ku është shqetësuese rritja e rasteve. Ndërsa theskuan gjithashtu shqetësimin për tubimet nga partitë politike.Rakacolli: Jemi në ulje shifrash

Fico: Incidenca ka shkuar në shkuar në 108, për 5-6 javë  kemi vënë re një rritje të saj. Numri i ulët i shtrimeve shkon në një numër të ulët të pacientëve në gjendje të rënduar dhe të intubuuar.  Vijojmë me vaksinimet, që ka shkuar më shumë se 300 mijë deri dje. Tirana ka një numër të rasteve aktive të larta, vihet re se po bëhet 2-3 javë që Gjirokastra, Korça Berati vijnë prapa me numër rastesh.

Rakacolli: Numri i qytetarëve që kanë pasur nevojë ndihmë ka rënë. Brataj: Kërkesa më e madhe është për vaksinat, kemi rënë poshtë numrit 300 në 24 orë. Janë shtuar disa qyteza që kanë infektime të reja, duke para se kemi fushatë , duhet të keni parasysh  masat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME