Categories Lajme

“Komiteti Teknik”, Kryemadhi e ashpër për masat e reja: Ku është logjika?

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka ndërruar mendim sa i përket mbajtjes së maskës në ambiente të hapura ndërsa kritikon Komitetin Teknik të Ekspertëve duke thënë se nuk janë aspak profesionalë duke thënë se po vdesin shqiptarët. Në intervistën për emisionin “Tempora”, Kryemadhi shtoi se orari i ri i kufizimit nuk ka logjikë dhe nuk duhet të mbyllet qarkullimi se njerëzit kanë nevojë të shëtisin.

Kryemadhi: Maskë në rrugë nuk e ke të detyrueshme ta mbash se nuk ka logjike biologjike. E dyta, ti si shtet ke për detyrë jo të imponosh Policinë e Shtetit ta kthesh në Polici Spitalore, por mua duhet të më argumentosh shkencërisht. OBSh thotë edhe se një i sëmurë me diabet është më i rrezikuar se sa dikush me hipetencion përsa i përket Covidit. Ashtu sikurse një i sëmurë me hipertension është më i rrezikuar se sa ai me diabet kur kalon një grip sezonal.

-Italinë fqinje e keni parë që ka vendosur këtë rregull?

E kam parë Italinë fqinje, por kam parë edhe San Marinon që ka 0 të infektuar. Në ambient spitalor, në institucione je me maskë, kur hyn në një spital për t’u kuruar duhet të kesh tamponin me përgjigjen e tij për 24 orët e fundit, dhe atje bëhet falas dhe jo me lekë si këtu.

Janë edhe distancimet dhe dizinfektimet që shteti paguan për çdo dizinfektim të shkollave, të klasave, të shkollave, të restoranteve, dhënia e ndihmave ekonomike për të gjithë bizneset, që ata që kanë humbur punën iu ka dhënë para. Italia të detyron të mbash maskën, nuk ta detyron rrugëve.

-Daljet publike janë me maskë.

Nuk e besoj Komitetin Teknik, sepse nuk janë profesionalë, sepse janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë standard, janë ata që po vdesin shqiptarët.

-Nuk besoni se diçka e tillë do të rebelojë shqiptarët? Shqipëria do të rebelohet te kutia e votimit më 25 prill. Edhe kufizimi nga ora 22:00 deri në orën 06:00, ku e ka logjikën? Ka njeri që del në këtë orë?  Ti mbyll lokalet, por mos mbyll qarkullimin. Njerëzit mund të dalin të bëjnë shëtitje. Në cilin qytet shqiptar lëvron jeta pas orës 4 mbasdite, në asnjërin sepse nuk ka jetë, s’ka ekonomi, s’ka punë, s’ka shpresë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME