Categories Lajme

Komiteti Teknik: Miratohet doza e tretë, vaksinim edhe fëmijët +16 vjeç

Duke nisur nga data 1 nëntor, të gjithë personat mbi 60 vjeç që kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid dhe kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë, mund të kryejnë të tretën.

Vendimi është marrë sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Gjithashtu është vendosur që të ftohen të gjithë fëmijët mbi 16 vjeç si dhe fëmijët 12-15 vjec që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit. “Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur sot pas shqyrtimit të vendimeve të komitetit të ekspertëve të vaksinimit që:

  1. Personat që janë mbi 60 vjec të bëjnë dozën e tretë të vaksinës jo më herët se sa 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, sipas udhëzimëve që jep ISHP, duke nisur nga 1 nëntori. 2. Fëmijët që janë mbi 16 vjec do ftohen për t’u vaksinuar gjithmonë me rekomandimin e mjekut, miratimin e prindit duke nisur nga 1 nëntori. 3. Do ftojmë për vaksinim dhe fëmijët 12-15 vjec që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit”, tha zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME