Categories Lajme

Kompania Blu Express redukton fluturimet me Shqipërinë

Kompania ajrore Blue Express e cila ka zënë vendin e kompanisë Blue Panorama në transportin ajror mes Shqipërisë e Italisë e anasjelltas, ka informuar klientët e saj se prej datës 4 tetor 2020 e deri më mars 2021 nuk do të kryej më fluturime mes Tiranës e qyteteve Torino, Romë e Xhenova. Ky vendim i kësaj kompanie është lehtësisht i verifikueshëm në portalin e  tyre online për çdo person që kërkon të prenotojë një fluturim pas datës 4 tetor nga Roma, Torino e Xhenova drejt Tiranës.

Në muajin qershor të 2020, kompania Blue Panorama së bashku me disa kompani të tjera fluturimi u përfshinë në skandalin e biletave të shitura mbi kapacitetin e  lejuar nga masat anticovid të përcaktuara nga autoritetet italiane.

Pak orë më parë Autoriteti Italian Garant për Tregun e Konkurrencës ka hapur katër praktika hetimore e ka ndërmarrë katër masa administrative ndaj katër kompanive ajrore Blue Panorana, Ryanair, Esyjat e Vueling, pas një numri në rritje të sinjalizimeve të konsumatorëve për parregullsi në udhëtime. Në qendër të operacionit hetimor është shitja nga këto kompani i biletave të udhëtimit e të anuluara më pas dhe pse të programuara në periudhën kur nuk ishin në fuqi më limitet e qarkullimit ajror të vendosura nga autoritetet qeveritare.

Në dokumentacionin e Garantit të Tregut e Konkurrencës shkruhet se këto kompani motivonin emergjencën pandemike si shkak të anulimit të fluturimeve e në alternativ jepnin vetëm një kupon fluturimi për një biletë të parapaguar nga klienti. Gjë që është një shkelje ligjore e të drejtave të udhëtarëve. E për më tepër nuk kanë informuar konsumatorët për të drejtat e tyre në rast anulimi të fluturimit.

Antitrusti italian konstaton gjithashtu se këto katër kompani, Blue Panorama, EasyJet, Ryanair, Vueling kanë kryer një shërbim të vështirë e jo të rregullt në komunikimin me konsumatorët si në kohën e pritjes ashtu dhe në mënyrën e kontaktit të vëna në dispozicion të udhëtarëve.

Klientët e tyre kishin në dispozicion vetëm një numër telefoni me pagesë të lartë për të kontaktuar me kompaninë e fluturimeve, numër ky që ishte dhe i vështirë për të marrë një informacion. Pak orë pas nisjes së operacionit hetimor të Antitrustit italian e të masave paraprake administrative, Kompania Blue Express simotra e Blue Panorma informon ndërprerjen e fluturimeve me Shqipërinë prej 4 tetorit 2020 deri në mars të 2021 në tre destinacionet Romë, Torino, Xhenova e anasjelltas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME