Categories Lajme

Kompania që mbulon linjën Vlorë – Brindisi, ditën e premte sjell tragetin në portin e Vlorës

Një zhurmë shumë e madhe ,e pakuptimtë  është bërë këto ditë nëpërmjet autoriteteve portuale dhe kompanisë së tragetit që operon në linjën Vlorë- Brindisi në lidhje me dhënien ose rinovimin e licences së tragetit Red Star i cili do të zëvendësonte tragetin  San Damiano  të po kësaj kompanie ,  sepse për arsye të skadencave të certifikatave të sigurisë së zatrave duhet të ndalonte për të bërë kontrollet e detyruara nga ana e kapitenerisë së Brindisit.

Për këtë ndalesë kompania  kishte njoftuar kohë më parë të gjitha autoritet përkatëse të territorit shqiptar, por çuditërisht nuk i jepet leja e hyrjes në portin e Vlorës, me pretendimin se nuk përmbushen  parametrat nga trageti Red Star . Ndoshta Porti i Vlorës kërkon parametra të tjera, pasi i ndodhur në furtunën e falimentimeve të njëpasnjëshme nuk mundi të arrij në përfundimin e ndërtimit të portit . Firma që kishte fituar tenderin ka falimentuar  dhe nuk mundi të përfundoi punimet  e projektit për të cilin u fol shumë kur filloi , por që cuditërisht tani asnjë nuk flet. Nuk merret parasysh dëmi i madh ekonomik që i bëhet këtij Porti dhe  Doganës së Vlorës  ,që këto ditë u shërbejnë vetëm ndonjë anije turistike të vogël që niset drejt Sazanit apo Karaburunit. Nga ana e kompanisë së tragetit nuk ka pasur asnjë  reagim, pasi janë të trembur se, cdo fjalë apo sqarim që mund të japin, merret gjithmonë për keq dhe e shoqëruar me gjoba nga ana e Portit dhe Kapitenerisë. Vetëm përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie në Shqipëri ka dalë me një deklartë ku sqaron problemin me liçencen.

Nuk dihet akoma qëllimi i këtij vendimi dhe ku janë të bazuar autoritet shqiptare, pasi trageti Red Star i ka kaluar në mënyrë perfekte dhe të shkëlqyer të gjitha inspektimet nga ana e inspektorëve europian që i kanë  dhënë të drejtën e lundrimit në të gjitha portet Europiane.

Ndërkohë nga ana tjetër, kompania që mbulon linjën Vlorë – Brindisi që  prej vitesh ka bërë  një punë të shkëlqyer  pa e lënë  asnjëherë linjën jashtë funksionit,  po punon me turne  për të arritur të sjellë ditën e premte  tragetin në portin e Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME