Categories Lifestyle

Komposto Me Ftonj – Merrni Recetën Më Të Mirë Si Ta Bëni Vetë Lehtësisht Në Shtëpi

Kjo është stina perfekte për të përgatitur këtë recetë të lehtë kompostoje me ftonj.

Njësoj si mollët dhe dardhët, kompostoja e ftoit ka një aromë dhe shije që të mrekullon.

Kompostoja e ftoi është perfekte për t’u servirur si një ëmbëlsirë e vetme por dhe mund ta përfshini në shumë receta të tjera.

Ngjyra e veçantë e bën akoma dhe më special këtë recetë, dhe gjithmonë lë një përshtypje tek të afërmit apo miqtë tuaj.

AgroWeb.org ju tregon metodën më të thjeshtë e përgatitjes së kompostos së shijshme të ftoit.

Në vetëm tre hapa, ju do të mrekulloheni me shijen e saj.

Përbërësit

500 ml ujë

200 g sheqer

1 kg ftonj

1/2 limoni i shtrydhur

Përgatitja

Hapi i parë i recetës lidhet me përgatitjen e shurupit që do të përdoret në komposto.

Në një tenxhere të madhe kombinoni ujin me sheqerin dhe vendosini në zjarr për të zierë.

AgroWeb.org ju këshillon që të përzjeni derisa kokrrizat e sheqerit të jenë tretur plotësisht.

Kur të fillojë të vlojë, lëreni dhe për një minutë të plotë dhe largojeni nga zjarri.

Tani do të përgatisni ftonjtë.

Ndërkohë mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe shtoni lëngun e limonit. Qëroni ftonjtë, ndajini në katër pjesë dhe hiqini pjesën me fara.

Vendosini në tasin me ujin dhe lëngun e limonit, kështu do të parandaloni që ftonjtë të vyshken.

Pasi shurupi të jetë përgatitur, shtoni ftonjtë dhe tenxheren vendoseni sërisht në zjarr përreth 50 minuta, ose derisa ftonjtë të jenë zbutur.

AgroWeb.org ju sugjeron që me ndihmën e një piruni mund t’i provoni nëse ftonjtë janë gati.

Më pas largojeni nga zjarri tenxheren, dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti. Nëse dëshironi për më shumë aromë e shije, pasi e hiqni tenxheren nga zjarri mund të shtoni një shkop kanelle apo pak vanilje.

Nëse dëshironi mund ta kaloni në një enë të qelqtë dhe ta ruani në frigorifer.

Kjo komposto mund të shërbehet dhe e ngrohtë, ose si shoqëruese e ndonjë keku shtëpie.

Ju mbetet t’i shijoni me familjarët dhe miqtë tuaj. /AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME