Categories Lajme

Komuniteti shqiptar në Itali, ndihma në rreth 300 familje të prekura nga tërmeti

Anëtarët e shoqatës “Nënë Tereza” dhe përfaqësues nga komuniteti shqiptar në Itali pas grumbullimit të ndihmave janë angazhuar në shpërndarjen e tyre në rreth 300 familje në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmin e bën të ditur ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i cili ka sjellë në vëmendje aktivitetin e grumbullimit të ndihmave nga shoqata “Nënë Tereza”në Trento.

Në bashkëpunim me stafin e bashkisë Krujë, stafin e shoqatës “Nënë Tereza” në njësinë Bubq u shpërndanë ndihma për pothuajse 300 familje të dëmtuara nga tërmeti. Shoqata falënderon të gjithë komunitetin shqiptar dhe njësi të biznesit që u angazhuan në transportin falas të ndihmave. Pas tërmetit të 26 nëntorit, solidariteti i komuniteteve shqiptare nëpër botë ka qenë i madh, duke kontribuar me ndihma dhe shuma financiare. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME