Categories Lajme

Koncesionet morën 12 % të buxhetit të shëndetësisë më 2018

Koncesionet në sektorin e shëndetësisë të përfaqësuara nga kontratat të lidhura ndërmjet qeverisë dhe privatëve për ofrimin e disa shërbimeve po gllabërojnë me shpejtësi fondet buxhetore te dedikuara për shëndetësinë, duke lënë kështu të pashpresë për rritje pagash dhe përmirësim shërbimesh mijëra punonjës, mjekë dhe infermiere në sektorin publik.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore gjatë vitit të kaluar pagesat për tre koncesione me partneritet publik- privat (PPP) dhe paketat spitalore që janë para të paguara ndaj spitaleve private për paketat shëndetësore zunë 12.4 për qind të totalit të shpenzimeve në shëndetësi.

Shpenzimet në sektorin e shëndetësisë arritën vitin e kaluar rreth 41 miliardë lekë, por mbi 5 miliardë shkuan për pagesat e koncesioneve. Këto pagesa gjatë këtij viti do të rriten edhe më tej për shkak se, ka hyrë në fuqi kontrata koncesionare e shërbimit laboratorik, e cila pritet të kushtojë rreth 900 milionë lekë në vit.

Pagesat më të mëdha shkuan për pagesat e koncesionit të sterilizimit. Sipas burimeve zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga Partneriteti Publik-Privat (PPP) ishin 2 miliardë lekë në vitin 2018, ose 28.3% më shumë se plani prej 1 miliardë e 560 milionë lekësh që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Më pas pagesat më të larta shkuan për paketat shëndetësore 1,3 miliardë lekë. Kjo shumë është paguar ndaj spitaleve private në bazë të disa kontratave për ofrimin e shërbimeve specifike. Në vitin 2018, shpenzimet për paketat spitalore në dhënës privat të shërbimit (spitalet jopublike) u konstatuan mbi planin në masën 101.5%, ose 20 milionë lekë më shumë. Financimi i paketave në spitalet jopublike realizohet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave Shëndetësore dhe Ekzaminimeve Terciare, Drejtoria Rajonale Berat, Durrës dhe Fier.

Ndërkohë, janë realizuar paketa të kardiologjisë 5,923 raste (284 raste në privat e 5,639 raste në publik), paketa të kardiokirurgjisë 904 raste, transplante 20 raste. Koncesioni i checkup u financua me 876 milionë lekë, shumë kjo e barabartë me 2.1 për qind të shpenzimeve në shëndetësi. Shpenzimet për koncesionin e dializës gjatë vitit të kaluar arritën në 736 milionë lekë ose 1.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme të sektorit. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME