Categories Lajme

Koncesioni i sterilizimit, SPAK nis marrjen në pyetje

Pano Sako pjesë e grupit që dorëzuan padinë Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas padisë nga “Nisma Thurrje” për koncesionin e sterilizimit është vendosur në lëvizje duke nisur pyetjen e personave që kanë dijeni lidhur me këtë kontratë.

Paraditen e së martës është marrë në pyetje ekonomisti i “Nismës Thurrje”, Pano Sako. Ai është pjesë e grupit që dorëzoi padinë, ndërsa u thirr në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Një ditë më parë ka dhënë dëshminë e tij edhe mjeku Artan Koni. Koni, në Dhjetor të 2019-s, përmes një video-mesazhi denoncoi se “para koncesionit kostoja e setit kirurgjikal kushtonte vetëm 2.4 Euro dhe kostot nuk ndërhynin në numrin e operacioneve, sot pas koncesionit ne paguajmë mesatarisht 190 Euro për set kirurgjikal”.

Përfaqësues të “Nismës Thurrje” kanë kallëzuar penalisht më 23 Dhjetor të vitit të kaluar, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj si dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit.Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME