Categories Lifestyle

Konçidencë e bukur, foshnjet binjake në duart e infermiereve binjake

Lindja e dy vajzave binjake identike në Gjeorgji ishte shumë e veçantë. Ato u pritën në dhomën ku vendosen menjëherë pas lindjes nga dy infermiere binjake Tara dhe Tori.

Brannan Williams, babait i të porsalindurave, u gëzua shumë pasi mori vesh se mjeket që po përkujdeseshin për to ishin binjake. Të dy infermieret kishin vite që punonin në të njëjtin spital, por në sektorë të ndryshëm të saj, njëra në pavionin e emergjencave për fëmijë ndërsa tjetra në dhomën ku vendosen të sapolindurit.

Në raste lindjesh të binjakëve, sipas rregullit kërkohet që të jenë të pranishëm në dhomën e pritjes 2 infermierë, një nga secili pavion. Ndërkohë për Taran dhe Torin ishte hera e parë në shumë vite që të punonin sëbashku veçanërisht të përkujdeseshin për binjakë.

Brannan dhe Rebecca tashmë janë miqësuar shumë me infermieret binjake madje ato pohojnë që herë pas here i kërkojnë këshilla se si të rrisin fëmijët e tyre. Ato shpresojnë që ti tregojnë fëmijëve ditën e veçantë të lindjes së tyre dhe pse jo të takohen me Taran dhe Torin. Familja pritet të dalë nga materniteti brenda disa ditëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME