Categories Lajme

Konferenca me donatorët në Stamboll/ Rama: Na ndihmoni në këtë rrugëtim të dhimbshëm!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me donatorët në Turqi, pas takimit me Presidentin Recep Erdogan. Në fjalën e tij, Rama e ka vënë theksin te tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri që la pas pasoja katastrofike.

Duke theksuar faktin se të gjithë janë solidarizuar me Shqipërinë në këto momente dramatike, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se i gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.

“Të gjithë janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti. Të moshuarit kanë ofruar strehë, nënat kanë liruar shtretërit për fëmijët. I gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.

Turqia provoi se i përmbahet urtisë së saj, sepse nuk braktisi miken e vjetër, pas shkatërrimit që ishte thuajse apokaliptik. Presidenti premtoi për të ndërtuar menjëherë 500 banesa, në tokën e plagosur të Shqipërisë, ndërsa unë kam ardhur këtu t’iu kërkoi të gjithëve të bashkoheni në këtë rrugëtim të dhimbshëm.

Dëshiroj që katastrofa që po përballemi të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë dhe shkatërrimi të shndërrohet në një peizazh të bukur në të ardhmen. Tërmeti shkatërrimtar, më i madhi, na ka sfiduar në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë sfidë tjetër të historisë moderne. Ka përkulur dy qytetet më të rëndësishme, Tiranën dhe Durrësin. Xhamia madhështore në Durrës rrethohet nga rrënojat.

Të dhënat tona janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave të shkatërruara janë të ndërtuara dobët nga periudha komuniste, apo kur nuk kishte plan ndërtimi. Megjithatë, shumica e tyre janë struktura shumëkatëshe, që mbajnë me dhjetëra familje”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME