Categories Lajme

Konfiskimet e pasurive në Shqipëri/ Moneyval: Shumë larg nivelit të kriminalitetit që ka

Raporti i fundit i Moneyval, kritik për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Hetimet e nisura pezullohen ose mbyllen. Gjithë shpresat, te Reforma në Drejtësi. Reagojnë institucionet, ja masat që kemi marrë Komiteti i Ekspertëve mbi masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, MONEYVAL, është një autoritet i përhershëm pranë Këshillit të Europës, të cilit i është besuar përputhshmëria e standardeve kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. MONEYVAL ndjek efektivitetin e zbatimit të rekomandimeve për autoritetet kombëtare, për të përmirësuar sistemet e tyre. Së fundmi, është publikuar raporti i raundit të 5, përfshirë edhe Shqipërinë, si një vlerësim i përditësuar i efektivitetit të masave që ka ndërmarrë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

MONEYVAL e ka të qartë se autoritetet shqiptare kanë një kuptim të drejtë të risqeve që ka vendi për pastrimin e parave në ekonominë formale dhe ka një mekanizëm kombëtar për politikëbërësit për të adresuar për zgjidhje. Gjithsesi, ky mekanizëm nuk është provuar të ketë qenë plotësisht efektiv. Sipas raportit, korrupsioni paraqet një risk të madh për pastrimin e parave në Shqipëri. Shpesh të lidhura me organizata me aktivitet kriminal, ai gjeneron shuma domethënëse nga vepra kriminale dhe komprometon funksionimin efektiv të sistemit gjyqësor. Autoritetet shqiptare janë të ndërgjegjshme nga risqet e korrupsionit, por deri tani, zbatimi i ligjit ka marrë vëmendje të kufizuar për të shënjestruar korrupsionin, si të lidhur me pastrimin e parave.

Raporti vlerëson se reforma sinjifikative e drejtësisë që ka ndërmarrë Shqipëria do të adresojë më mirë risqet e korrupsionit. Autoritetet kompetente, në mënyrë sistematike, përdorin Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për të raportuar në shkallë të gjerë sinjalet nga burimet e informacionit, për të filluar procedurat kundër pastrimit të parave, shoqëruar me masa kundër financimit të terrorizmit. Hetime paralele janë hapur si për rastet e pastrimit të parave, ashtu dhe procedimeve kriminale. Por Moneyval thotë se këto investigime, vetëm në raste të rralla kanë pasur rezultate dhe pjesa dominuese janë pezulluar ose mbyllur nga prokuroria. Raporti nënvizon se Shqipëria ka një kuadër të plotë ligjor për konfiskimin e pasurive nga aktivitetet kriminale, por asetet e konfiskuara duket se janë shumë larg nivelit të kriminalitetit që ka vendi. Lidhur me financimin e terrorizmit, MONEYVAL shënon se perceptimi i risqeve nuk është adresuar në mënyrën e duhur, duke pasur parasysh karakteristikat e financimit të aktiviteteve terroriste në Shqipëri dhe vendet e rajonit. Nuk ka një qasje sistematike për të identifikuar dhe për të hetuar aspektet e financimit të terrorizmit.

Raporti nënvizon se Banka e Shqipërisë ka një kuptim të mirë të pastrimit të parave dhe risqeve të financimit të terrorizmit dhe së fundi, ka përmirësuar raportimin e sistemit offsite, për të mbështetur vlerësimet e risqeve për entitete të ndryshme. Nga ana tjetër, sipas raportit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është në procesin e tranzicionit drejt metodologjisë së bazuar në risk. Moneyval bën të ditur se, megjithëse janë bërë përpjekje të rëndësishme, as Banka e Shqipërisë dhe as AMF nuk përdorin në mënyrë të vazhdueshme perspektivën e bazuar në risk kur vlerësojnë aplikimet për licencë nga institucionet financiare, ose të marrin qasje sistematike për t’i monitoruar ato, për të shmangur plotësisht riskun e infiltrimit kriminal./MONITOR/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME