Categories Sport

Cana: Nuk pres vërshëllima gjatë himnit, do të respektohet Franca

Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, ka qenë për shumë vite një nga lojtarët kuqezi më në zë. Cana ka luajtur për shumë vite në Francë, dhe kur vjen puna për një ndeshje mes Framncës dhe Shqipërisë, ish-kapiteni ka gjithmonë diçka për të thënë.

Në një intervistë të dhënë për “Ouest France”, Cana ka folur për këtë përballje dhe emocionet e tij. Gjithashtu ai është shprehur se nuk do ketë vërshëllima gjatë himnit dhe pritja do jetë e mirë.

Interesi i ndeshjes? “Për mua është një sfidë speciale, që vë përballë vendin tim, me atë që kam luajtur për klube rreth 10 vjet.

Në aspektin sportiv, nuk ka shumë interes, por është sfidë e veçantë, pasi po inagurojmë stadiumin e ri. Do të ketë një ceremoni me shumë ish-futbollistë të Shqipërisë të pranishëm, ku do të jem edhe unë”.

Pritje armiqësore ndaj Francës? “Unë isha në stadium ndeshjen e parë, që u ngatërrua himni. Ishte një episod i pakëndshëm për ne. Por, mbaroi aty. Të dy kombet kanë marrëdhënie të mira, por në Shqipëri kemi sensin e mikpritjes. Nuk pres vërshëllima gjatë himnit, do respektohet Franca”.

Shqipëria dhe Kosova? “Pas Europianit, kishte një ndryshim brezash. De Biazi u largua dhe erdhi Panuçi, që dështoi të vinte dorën e tij në ekip.

Tashmë me Rejën skuadra po rindërtohet, me disa lojtarë që luajnë në Serinë A. Kosova nga ana tjetër krijoj një largim të talenteve dhe dobësoi Shqipërinë.

Kosova ishte në garë deri në fund në kualifikuese, diçka fantastike për një shet të vogël”.

Franca? “Jam i mahnitur pas kësaj skuadre, të mbushur me talent të jashtëzakonshëm dhe e drejtuar nga një fitues me ekspert.

Duhet të kenë kujdes me ambicien dhe motivimin. Deshamp ka një sfidë të madhe, të mbajë skuadrën të uritur, sidomos brezin e ri”./ Panorama Sport

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME