Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.

Një person është dëmtuar, teksa policia vendore shoqëroi të dhunuarin dhe pronarin e lokalit. Gjithashtu po verifikon edhe personat e tjerë të përfshirë në sherr. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konsumimi i tepërt i alkoolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në lagjen nr. 7 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt ka ndodhur mes disa personave në një lokal dhe dyshohet se njëri prej tyre është goditur. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka bërë shoqërimin e personit që dyshohet se është dhunuar (i dehur) dhe pronarin e lokalit për ta pyetur lidhur me ngjarjen.

Nga ana tjetër, policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME