Categories Lajme

Konflikt për pronën në Mat! 80-vjeçari dyshohet se kërcënoi me armë një person, i moshuari i dënuar për vrasje

Policia në Mat thotë se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Një 80-vjeçar i dënuar më parë për vrasje është konfliktuar për motive pronësie me një person, të cilin dyshohet se e ka kërcënuar me jetë.

Gjithashtu Policia sqaron se kishte marrë informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri.

“Menjëherë shërbimet e Policisë  organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme  parandaluan përshkallëzimin e  mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga  shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje)”, thuhet ne njoftim.

Njoftimi i policisë

Mat/ Falë ndërhyrjes së Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kanosi me jetë për motive pronësie një shtetas dhe mbante armë zjarri, municion luftarak e granta, vihet në pranga  nga policia.

I arrestuari, i dënuar më parë për vrasje.

Shërbimet e Policisë  sekuestruan një armë zjarri automatik, 3 krehëra me 82 fishekë dhe dy granata dore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie  dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

Gjithashtu Policia  mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë    organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme  parandaluan përshkallëzimin e  mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga  shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje).

Shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME