Categories Lajme

Konflikti për një vajzë/ Sherr mes shqiptarëve, masakrohet 37-vjeçari! Plagoset dhe 21-vjeçari

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prato të Italisë më 8 Maj. Një 37-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë si pasojë e një konflikti që mbetet ende i paqartë.

Siç shkruan La Nazione, viktimë nga kjo ngjarje mbeti V.Lleshi. Në lidhje me vrasjen janë arrestuar gjatë natës dy të rinj, po shqiptarë, njëri 17 dhe tjetri 19 vjeç.

Ata kanë treguar para oficerëve të policisë se do të takoheshin me Lleshin për shkak të disa mesazheve që i ishin dërguar një vajze.

Dy të rinjtë thanë se ndërkohë Lleshi kishte shkuar në shoqërinë e dy burrave të tjerë. Sipas tyre, nga ai moment ka nisur një sherr që ka pasuar me një tentativë sulmi nga 37-vjeçari Lleshi dhe shokët e tij.

Dyshohet se të rinjtë kanë ikur me vrap dhe më pas e kanë sulmuar 37-vjeçarin me një kaçavidë derisa e vranë. Një goditje thuhet se i preku zemrën.

Lleshi u dërgua në spital, por ndërroi jetë aty, pak kohë më vonë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Autoritetet kanë urdhëruar që trupit të pajetë të 37-vjeçarit t’i kryhet autopsia për të kuptuar më qartë dinamikën e ngjarjes. Po ashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë me qëllim hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME