Pas zyrtarizimit të fitores së Joe Biden si president i 46-të i ShBA-ve nga ana e Kongresit, ka ardhur dhe reagimi i parë i presidentit në detyrë Donald Trump.
Trump përmes një deklarate pohoi se do të ketë tranzicion të rregullt më 26 Janar, por theksoi se ky moment përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale të ShBA-ve. “Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më nxjerrin jashtë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 janar,” tha Trump në një deklaratë.
“Unë gjithmonë kam thënë që ne do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat ligjore të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të Madhe “, tha Trump.
