Një ngjarje aksidentale është shënuar mbrëmjen e sotme në Konispol, ku një fëmijë 4 vjeç ra nga ballkoni teksa po luante. 4-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku aktualisht po merr mjekim mjekësor.
Ende nuk dihet gjendja e vogëlushit apo edhe identiteti i tij, pritet që policia të dalë me një version të ngjarjes së rëndë.
