Categories Lajme

Konispol, këtë vit pa mandarina

Fermerët e Mursisë në Konispol ankohen se stuhitë që përfshinë vendin kanë shkaktuar dëmë të mëdha në parcelat me agrume. Disa prej tyre ankohen se kanë humbur pjesën më të madhe të prodhimit. “Pjesa më e madhe e bujqve janë dëmtuar si asnjëherë tjetër”“Dëmi në pemët e mia është 100%”, shprehen fermerët. Disa ditë pas breshërit të pazakontë që përfshiu zonën, dëmet janë bërë më të dukshme. Frutet e dëmtuara vazhdojnë të bien në tokë, ndërsa gjethet e pemëve po thahen. “Se kokrra është për momentin e këtij viti dhe pema është edhe për vitet që do të vijnë”, shprehet fermeri.

Fermerët në rastin më të mirë do të nxjerrin në treg vetëm një sasi të vogël mandarinash. “Verifikuan, panë, regjistruan dhe çfarë do të bëhet më tutje nuk e di” “Njerëzit këtu nuk besojnë se do të ketë ndonjë dëmshpërblim dhe të gjithë janë pesimistë për këtë pjesë”,tregojnë fermerët. Ata apelojnë për ndihmë pasi do të duhet të kryejnë spërkatjet e nevojshme për rikuperimin e pemëve. Mursia dhe Xarra janë dy nga zonat e njohura për kultivimin e agrumeve në Konispol.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME