Categories Lajme

Konsullata shqiptare në Athinë pezullon shërbimet, lejohen vetëm rastet urgjente

Konsullata shqiptare në Athinë të Greqisë ka njoftuar se prej ditës së hënë do të mbyllen të gjitha shërbimet që kërkojnë prezencë fizike në sportel. Vendimi është marrë në kuadër të masave të reja kufizuese në luftën kundër pandemisë, ku Greqia do të karantinohet pjesërisht nga dala 7 deri më 30 nëntor.

Konsullata ka njoftuar se shërbimet do të jepen vetëm në raste emergjente, të cilat do të komunikohen nëpërmjet emailit, ndërsa tërheqja e dokumenteve biometrikë do të funksionojë vetëm me shërbim postar. Që prej javës së kaluar Greqia është njohur me një valë të madhe infektimesh. Greqia po zbaton izolimin për tri javë, duke mbyllur bizneset e shitjeve me pakicë, përveç supermarketeve, farmacive dhe bankave, dhe duke i detyruar qytetarët të marrin leje nga shteti për të dalë nga banesat në orare të caktuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME