Categories Politike

Konsulli i Greqisë në Shqipëri, Kakissis viziton shkollat e qarkut Gjirokastër

Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Shqipëri, Lambros Kakissis, i shoqëruar nga Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, zhvilluan sot një turne vizitash në shkollat 9 – vjeçare dhe të mesme në qarkun e Gjirokastrës. Në këtë vizitë Kakissis dhe Aliaj u pritën në Tepelenë nga përfaqësues të bashkisë, Zyrës Arsimore, si dhe drejtues të shkollave përkatëse.

Përmes këtij takimi u shpreh miqësia e mirë midis dy vendeve, mirënjohja ndaj solidarizimit të qeverisë dhe popullit grek ndaj fatkeqësisë që përfshiu vendin tonë nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe mbështetja e vazhdueshme qeverisë fqinje për çeljen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian. Me këtë rast me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme Greke u shpërndanë disa pako me dhurata me mjete kancelarike për shkollat, si dhe sete sportive për Qendrën Multifunksionale të Aktiviteteve Sportive në Tepelenë.

Këto janë hapat e parë në ngritjen e urave të komunikimit dhe zhvillimit midis vendeve, ku në të ardhmen do të shihet çdo hapësirë për mbështetje jo vetëm në aspektin material, por ç’ka është më e rëndësishmja në aspektin pedagogjik dhe shkëmbimit të eksperiencave midis shkollave të nivelit parauniversitar. Kakissis në fjalën e tij, nuk ngurroi të përshëndeste punën serioze dhe kushtet mjaft të mira të mësimdhënies për gjimnazin “Abaz Shehu”, duke e krahasuar atë me shkollat më të mira të shtetit grek

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME