Categories Lajme

Kontrabandues nafte? Kapiteni i peshkarexhës: Jam familjar dhe i ndershëm, e blemë në Libi se ishte shumë herë më lirë

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e “arrestit me burg” për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës, të cilët akuzohen se kanë futur që prej 23 korrikut në mënyrë ilegale 80 mijë litra naftë në Durrës.

Të arrestuarit, Flamur Alia dhe Nuri Xheka, dolën këtë të shtunë para gjykatës ku u njohën me masën e sigurisë, ndërkohë që mbetet në kërkim administratori i peshkarexhës, Alban Malindi.

Kapiteni i peshkarexhes në një deklaratë ka sqaruar se naftën jo vetëm që nuk e ka kontabanduar, por ai e ka blerë në Libi me një çmim shumë herë më të vogël sesa në Shqipëri, ndërsa e kishte vetëm për përdorim të mjetit të tij.

Më tej ai ka sqaruar se kur janë kthyer në Durrës, ishte fundjavë dhe nuk kishte mundësi të deklaronte se naftën e ka blerë në një vend tjetër.

Në dëshminë e tij, kapiteni Flamur Aliu ka sqaruar se nafta nuk është blerë me qëllim kontrabandën, por sepse rezervat e anijes kishin përfunduar dhe u duhej për t’u kthyer në Shqipëri. Ai ka shtuar se gjithë jetën ka punuar me ndershmëri dhe nuk e ka shkelur ligjin.

“Jam familjar dhe gjithë jetën jam marrë me punë të ndershme dhe kurrë nuk e kam shkelur ligin. Dua të theksoj se sasia e naftës që kishim për udhëtim vajti deri në fund. Meqë mua më kishin thëne se në Libi ne qytetin e Bengazit nafta ishte shumë e lirë, mu mbush mendja duke u thëne edhe marinarëve që me që nafta po mbaronte u drejtuam tek ky qytet. Pasi u furnizuam erdhën në Durrës. Dua te theksojë se këtë sasi nafte i takonte anijes dhe meqë binte dite e shtunë dhe e djelë e lashë për ditën e hënë që ta raportoja në Doganë”.

Kapiteni Flamur Aliu dhe mekaniku Nuri Xheka u arrestuan me 4 gusht, ndërsa organi i akuzën ka thënë se 80 mijë litrat e naftës kanë hyrë kontrabantë, dhe anija kishte fikur edhe GPS-në.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë e moshuara norvegjeze në Durrës

Një 83-vjeçare, banuese në Norvegji është dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, por…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë buzë lumit Vjosa në një kasolle

Një person, rreth 70 vjec, është gjetur i pajetë në fshatin Fitore të njësisë administrative…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diell dhe temperatura të larta, mësoni parashikimin e motit për sot

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ajo është e mbaruar!”, vjehrri flet rëndë për nusen/ Çobani s’u beson veshëve, i kthehet keqazi

Nazir Selimi, vjehrri i Arbianës iu bashkua rubrikës së “Shihemi në Gjyq” përmes një telefonate…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gati aeroporti i Vlorës! Pas stafit, Albcontrol po kërkon kompani për të kontrollin e trafikut ajror

Pas stafit, Albcontrol po kërkon një kompani për të kontrollin e trafikut ajror në Aeroportin…

LEXO ME SHUME