Categories Lajme

Kontrata për aeroportin, Meta thirrje deputetëve: Reflektoni, ndryshe nuk do të ketë amnisti

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit për të miratuar dekretin e tij që rrëzon ligjin për shtesën në kontratën e aeroportit Nënë Tereza, që zgjat afatin e koncesionit me 13 vite deri në vitin 2040. Për ligjin e miratuar në Parlament të cilin e rrëzoi para 3 ditësh, sot kreu i shtetit thotë se ka publikuar dosjen me 43 faqe ku argumenton përse kjo marrëveshje e qeverisë për zgjatjen e kontratës koncesionare të aeroportit është anti-kushtetuese dhe anti-ligjore.

Në një konferencë për shtyp, Meta kërkoi nga deputetët që ta lexojnë me vëmendje këtë kontratë dhe ta rrëzojnë.

“I bëj thirrje çdo deputeti dhe zyrtati të lartë të vlerësojë me shumë përgjegjësi mbi këtë nismë. Për çdo vepër penale të konsumuar gjithçka do të mbahet shënim dhe nuk do të ketë kurrë amnisti por vetëm drejtësi. Po u jap mundësinë të gjithë deputetëve të reflektojnë dhe të ruajnë të pacënuar interesin publik duke kthyer mbapsht në Këshillin e Ministrave këtë nismë.

 I ftoj të gjithë deputetët të njihen me argumentet ligjore edhe në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit. Këtu janë 43 faqe me argumente kushtetuese ligjore dhe gjithçka tjetër që është një ftesë për të gjithë deputetët ta lexojnë, por edhe për opinion publik që të njihet me këtë “kryevepër” të kapjes së shtetit”.

Por pavarësisht thirrjes së tij, kreu i shtetit shprehet i bindur se edhe ky dekret do të ketë fatin e dekreteve të tjera të tij, të cilat nuk janë miratuar, por siç thotë vetë ai, deputetët votojnë projektligjet e qeverisë “duke ngritur kartonin dhe duke ulur kokën”.

“Lidhur me këtë sjelje të Kuvendit që nuk reflekton nga ana e kthimeve, e unë bëj detyrën time. Unë shpresoj të ketë reflektim pavarësisht se gjasat janë të pakta sepse jemi dhe në prag bërje listash edhe u premtohet të gjithëve për të qenë nëpër lista duke ngritur kartonin dhe duke ulur kokën për çështje që rëndojnë interesin publik.

Për të gjitha çështjet këtu dokumentacioni është shumë i qartë, paralajmërimet janë bërë në mënyrë ligjore, tepër të mirëdokumentuar. Pas 25 Prillit çdo çështje do të ndiqet me rigorozitet të plotë, çdo dëm që i është bërë interesit publik”. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME